KreuCelebrity

"Ky nuk është Brooklyn-i që takova", flet organizatori i dasmës: "I befasuar nga qëndrimi ndaj prindërve të tij"!

"Ky nuk është Brooklyn-i që takova", flet organizatori

Planifikuesi i dasmës së Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, Preston Bailey, ka folur për përvojën e tij gjatë organizimit të ceremonisë dhe është shprehur i befasuar nga tensionet e fundit brenda familjes Beckham.

Disa ditë më parë, Brooklyn kritikoi publikisht prindërit e tij, David dhe Victoria, përmes postimeve në Instagram, duke pretenduar se nuk dëshiron pajtim me ta dhe duke akuzuar nënën e tij për sjellje të papërshtatshme gjatë dasmës, si dhe duke thënë se prindërit i kishin penguar marrëdhënien me Nicola-n.

Bailey tha se ky qëndrim i Brooklyn-it e ka tronditur, pasi gjatë punës me çiftin ai e kishte njohur si një djalë të qetë, të butë dhe të respektueshëm. “Ky nuk është Brooklyn-i që takova. Ai ishte gjithmonë i sjellshëm dhe i përfshirë në detajet e planifikimit të dasmës. Nuk kishte tension midis tyre dhe gjithmonë bashkëpunonte mirë me Nicolën,” tregoi Bailey.

Ai shtoi se Nicola nuk ka qenë kurrë autoritare, ndërsa çdo vendim i rëndësishëm merrej në bashkëpunim, duke respektuar mendimin e secilit. “Çdo plan i prezantohej Nicolës, por miratimi i Brooklyn-it ishte i domosdoshëm. Ai nuk bënte asgjë pa aprovimin e saj,” përfundoi organizatori.