Aaia Baldwin Aronow, motra e madhe e modeles, sipërmarrëses Hailey Bieber, vajza e aktorit Stephen Baldwin, mund të përballet me një vit burg për shkak të një incidenti në një klub nate në Savannah, Georgia.
Modelja 33-vjeçare u arrestua në shkurt të 2024 pas një ngjarjeje në Club Elan, ku sipas autoriteteve, u përfshi në një përleshje fizike me disa persona. Policia raportoi se konflikti nisi kur Aronow hyri në një banjë të rezervuar për stafin dhe më pas u përfshi në një sherr ndërsa po largohej nga vendi.
Prokurorët e Georgias kanë ngritur katër akuza të lehta ndaj Aronow: “battery” (dëmtim i lehtë fizik), “simple assault” (sulm i thjeshtë), hyje e paligjshme në një zonë të ndaluar), sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Us Weekly.
Sipas raportit të policisë, një kamarier ka akuzuar Aronow se hodhi një tampon të përdorur gjatë incidentit dhe më pas tërhoqi një pjesë flokësh nga një person tjetër dhe goditi një tjetër ndërsa sigurimi e shoqëronte jashtë klubit. Pamjet duket se kanë regjistruar disa pjesë të ngjarjes, por çështja ende nuk është gjykuar.
Aronow ka mohuar disa nga akuzat dhe ka argumentuar para autoriteteve se veprimet e saj kanë qenë në vetëmbrojtje. Ajo pritet të paraqitet në gjyq më 23 prill për t’iu përgjigjur zyrtarisht akuzave.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike për shkak të familjes prej nga modelja vjen. Pavarësisht nga gjërat që raportohen, në këtë fazë Aronow konsiderohet e pafajshme derisa të vendoset ndryshe nga gjykata.
