“Është shumë herët për të thënë se kush do ta fitojë Big Brother.” Kështu u shpreh Keijsi gjatë ftesës në një emision televiziv, duke iu përgjigjur pyetjes për fituesin e këtij edicioni të pestë të reality show-t. Në vend të kësaj, ai përmendi emrat e banorëve që e konsideron më të fortë deri tani: Selin, Miri dhe Kristi. Sipas tij, edhe Mateo po performon mirë, por nuk e sheh si finalist të mundshëm.
Pjesë nga intervista:
Kush e fiton?
Është shumë herët për ta thënë diçka të tillë
Duket aty, kur je aty brenda e dallon më kollaj
Nuk e dallon se ndërrojnë nga Prime në Prime, nga karakteri në karakter, edhe nuk besoj se ka dikë konkret akoma.
Po një na thuaj
Emrat e fortë, në syrin tim janë Selin, Miri, që mbajnë presionin. Personazh mund të jetë edhe Kristi. Mateo ka arritur deri diku, por nuk besoj se do të shkojë deri në finale.
Keijsi u përjashtua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP 5” me zarf të zi, pasi ka thyer rregullat e lojës.

