Në një intervistë ekskluzive për revistën Bordo mbi jetën dhe karrierën e tij ndërkombtare, tenori i njohur Josif Gjipali u ndal dhe tek një shqetësim të madh sipas tij që ka të bëjë me studentët e talentuar që sipas tij "në Shqipëri po injorohet dhe humbet për shkak të një modeli shoqëror që glorifikon të papërgatiturit dhe reality show-t."
“Patjetër që ka talente,” tha Gjipali, “por realiteti që na rrethon nuk i frymëzon. Studentët talentuar pyetsin veten: pse unë të studioj 20 vjet, të kaloj nëpër të gjitha fazat e karrierës, ndërkohë që dikush që nuk di asgjë del në një reality show dhe nesër bëhet i famshëm?”
Ai shton se ky fenomen po ndryshon ëndrrën e të rinjve shqiptarë, duke i shtyrë ata të kërkojnë famë të shpejtë dhe jo zhvillim profesional. “Të gjithë shikojnë ëndrrën e famës së lehtë, jo atë të suksesit të kultivuar, të cilin mund ta arrish vetëm pas viteve të përkushtimit dhe sakrificës,” shprehet Gjipali.
Një tematikën kjo që vitetet e fundit është në rritje si një alarm për shoqërinë shqiptare: modeli që glorifikon mediokritetin dhe injorancën po e bën të vështirë për talentet e vërteta të arrijnë suksesin dhe të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme.
Ndërkohë që fama e shpejtë dhe reality show dominojnë mediat, shumë të rinj që punojnë me pasion mbeten të padukshëm. Josif Gjipali apelon për një shoqëri që vlerëson talentin real dhe përkushtimin. Për të kuptuar më shumë mbi mendimet e tij dhe kritikat ndaj modelit aktual, ndiqni intervistën e plotë në revistën Bordo.
