KreuCelebrity

"Mateo i lënduar" Brikena e pranon hapur: E di që unë dal e keqja në këtë histori!

"Mateo i lënduar" Brikena e pranon hapur: E di që unë

Një nga dyshet më të komentuara të këtij edicioni të pestë të Big Brother Vip Albania vijon me polemikat dhe dinamikat e tyre në shtëpi. Pas spektaklit të së martës dhe tensioneve të vazhdueshme, Brikena ka folur hapur për marrëdhënien shumë të diskutuar që ka me Mateon.

Modelja shprehu shqetësimin në një bisedë ekskluzive në dhomën e rrëfimit, se mungesa e ndjenjave e bën të duket e “keqe” në sy të publikut dhe të banorëve të tjerë, por dhe publikut duke e parë Mateon "si të lënduarin në këtë histori" 

Gjithsesi modelja nuk harroi të edhe një herë tjetër se mes saj dhe Mateos nuk ka shkëndija.

“Në këtë gjë kam për tu perceptuar shumë keq në këtë raport me Mateo. Sepse fakti që unë nuk kam pëlqim për të dhe ai që ka pasur ka dal gjithmonë si i lënduari. Unë e di që në këtë situatë dal e keqe, nuk ka shkëndija, ta shofim nuk i dihet dhe kaq.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)



Ngelet për t'u parë se si do vijoj raporti i tyre në javët në vijim.