KreuCelebrity

"Jam fansja nr.1 e presidentit!" Nicki Minaj: Trump po bullizohet!

"Jam fansja nr.1 e presidentit!" Nicki Minaj: Trump po bullizohet!

Reperja e njohur Nicki Minaj rikonfirmoi mbështetjen e saj për Presidentin Donald J. Trump gjatë një fjalimi në “Trump Accounts Summit” në Washington, D.C., duke thënë se presidenti po “bullizohet” dhe duke deklaruar se është “fansja numër 1 e tij”.

“Nuk di çfarë të them, përveç faktit që jam fansja numër 1 e presidentit. Dhe kjo nuk do të ndryshojë! Urrejtja në fakt më motivon ta mbështes më shumë. Nuk do t'i lejojmë të shpëtojnë pa u ndëshkuar ata të cilët e bullizojnë. Ai ka shumë forcë pas vetes dhe Zoti po e mbron. Amen!"

Në këtë samit presidenti Trump prezantoi programin “Trump Accounts”, duke e quajtur atë “një nga inovacionet më transformuese të politikës ndonjëherë” dhe reperja Nicki Minaj ishte një ndër personalitetet e njohura të ftuara për të deklaruar mbështetjen e saj.

Trump e përshkroi reperen si “mbështetëse e madhe” duke mos kursyer dhe batutat referuar thonjve të saj.

Programi Trump Accounts i miratuar nga Republikanët këtë verë parashikon që Departamenti i Thesarit të vendosë 1,000 dollarë për çdo fëmijë amerikan të lindur midis 1 janarit 2025 dhe 31 dhjetorit 2028, ndërsa llogaritë do të aktivizohen zyrtarisht në korrik. Prindërit mund të kontribuojnë deri në 5,000 dollarë në vit dhe kontributet mund të vijnë edhe nga organizata jo-fitimprurëse, qeveritë lokale dhe kompanitë deri në 2,500 dollarë për fëmijë.

Trump tha se kontributet modeste jashtë fondeve qeveritare mund të sjellin që një fëmijë të ketë të paktën 50,000 dollarë në llogari deri në moshën 18 vjeç, ndërsa kontributet më të mëdha mund të arrijnë deri në 100,000–300,000 dollarë.