KreuCelebrity

I përmendi vëllain e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen në lot: Më ka futur në dhe ky rast!

I përmendi vëllain e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen në lot:

Përplasjet e Rogertit me banorë të ndryshëm të shtëpisë vijon çdo ditë e më shumë. I fundit ishte midis tij dhe Dj Gimbo i cili ka ndezur mjaft tensionet brenda shtëpisë. Shkak për debatin u bë momenti kur Rogerti i rikujtoi Gimbos një ngjarje të rëndë nga e kaluara, vdekjen e vëllait të Gjestit, duke i bërë vazhdimisht pyetje.

Një përplasje që e preku mjaft Dj Gimbon i cili shpërtheu në lot, por nuk mungoi mbështetja e disa prej banorëve të cilët ndodheshin në të njëjtat ambiente siç ishin Miri dhe Mali.

I prekur thellë emocionalisht, Gimbo foli mes lotësh edhe në dhomën e rrëfimit, ku theksoi se kjo ngjarje e ka lënduar rëndë dhe e ka shkatërruar shpirtërisht. Ai u shpreh se kjo dhimbje e ka ndjekur prej vitesh dhe se vetëm ai e di se çfarë ka përjetuar, duke e cilësuar të papranueshme rikthimin e kësaj teme brenda shtëpisë.

“Gjithçka mund të jetë lojë, vetëm kjo jo. Mua më ka mbytur ky rast, më ka mbytur, më ka futur në dhe, më ka dërrmuar se e kam pasur vëlla të vogël. E ky ma përmend mua këtu. Vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr. A është budalla ky, a është lopë?!”, u shpreh Gimbo në dhomën e rrëfimit.