KreuCelebrity

Grida Duma dhe Ervin Salianji i japin fund lidhjes

Grida Duma dhe Ervin Salianji i japin fund lidhjes

Grida Duma dhe Ervin Salianji nuk janë më bashkë. Lajmi është konfirmuar nga Vip Magazine, e cila raporton se një nga lidhjet më të përfolura të vitit të kaluar ka marrë fund dhe se të dy janë tashmë single.

Ndarja ka ardhur pa deklarata publike nga ana e tyre dhe arsyet mbeten të panjohura, pavarësisht afrimit dhe mesazheve pozitive që çifti shkëmbeu pas lirimit të Salianjit nga burgu. Megjithatë, në javët e fundit, distancimi mes tyre u bë gjithnjë e më i dukshëm.

Krisja u vu re fillimisht gjatë zhvillimeve politike brenda Partisë Demokratike, ku Grida Duma u shpreh hapur kundër çdo nisme që mund të krijonte përçarje në parti, duke u distancuar nga lëvizja e ndërmarrë nga Salianji. Më pas, ky qëndrim u reflektua edhe në rrjetet sociale, ku ajo hoqi Salianjin nga lista e personave që ndiqte.

Zërat për ndarje u përforcuan edhe pas deklaratave të Dumës në një podcast të fundit, ku ajo foli për largimin nga disa njerëz gjatë vitit të shkuar. Së fundmi, edhe Salianji ka ndërprerë ndjekjen e saj në rrjetet sociale, duke vulosur përfundimisht fundin e marrëdhënies.

Tashmë, të dy kanë zgjedhur të ecin në drejtime të ndryshme, duke lënë pas një histori dashurie disa-vjeçare që për një kohë të gjatë mbeti në vëmendjen e publikut.