KreuCelebrity

"Sa dolën nga zyra e noterisë i tha..." Eni Çobani zbulon çfarë ka ndodhur mes prindërve të Malit

"Sa dolën nga zyra e noterisë i tha..." Eni Çobani

Toptani Podcast, nën drejtimin e gazetares dhe autores së njohur Ilda Lumani, vijon të sjellë histori të forta njerëzore, rrëfime që shkojnë përtej suksesit dhe figurës publike, duke prekur plagë të thella jete. Çdo episod është një takim i sinqertë me emocionin, dhimbjen dhe kujtimet që nuk shuhen kurrë.

Në episodin e kësaj jave, e ftuar ishte avokatja e njohur për publikun Eni Çobani, të cilën shikojmë çdo të diel si ndërmjetëse për çështjet dhe problematikat e ndryshme ligjore. Ajo ndau një nga historitë që ka bërë bujë, lidhur me marrëdhënien mes një prej konkurrentëve të Big Brother 5, Mal Retkocerit.

Bëhet fjalë për një histori shumë të komplikuar mes nënës së artistit Violeta Kukaj dhe babait të tij, Faik Retkocerit, të cilët shpesh kanë qenë në qendër të mediave rozë për situatën e tyre. Një histori shumë e komplikuar mes nënës së artistit Violeta Kukaj dhe babait të tij Faik Retkoceri, të cilët kanë qenë shpesh në vemendjen e mediave rozë për situatën e tyre.

Eni Çobani: Unë jam avokatja e babait të djalit dhe ai është një njeri i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm. Ka kaluar një gjendje shumë të rënduar psiqike, sigurisht motivet janë personale. Por ai rezulton i sëmurë mendor, në momentin që ai ndodhej ne një situatë shumë të rëndë shëndetësore, që kishte humbur dhe mundësinë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe se çfarë ti i vije përpara, çohet nga bashkëshortja, nga nëna e këtij djali e cila më duket dhe ajo është një figurë publike, por unë nuk e njoh. Nuk do preferoja ta përmendja fare. Por dhe ky rast është i jashtëzakonshëm, si mund ti të marrësh çdo gjë, ti premtosh bashkëshortit që “po ne do të vazhdojmë bashkë” dhe në momentin që kanë dalë nga zyra e noterisë i ka thënë “futu në makinë dhe me mua nuk ke më punë.” Ky sigurisht që ka menduar që kjo është një shaka dhe i ka thënë “më fal hajde ikim në shtëpi pse neve duhet të nda ndodhi kjo unë sapo firmosa, çfarë deshe ti dhe ti më premtove që ne do të vazhdojmë.”
“Që nga ky moment nuk do kesh më punë me mua përndyshe do shkosh në polici” I tha ajo.

Dhe që nga 2019 dhe deri më sot ai njeri jeton me nënën e tij me një shtëpi me qira, ka humbur të tërë pasurinë e tij në një vlerë kolosale dhe I është marrë çdo gjë me vlerë.

Ilda Lumani: Ka humbur dhe familjen, djalin

Eni Çobani: Patjetër, familja është shkatërruar plotësisht.

Intervista e plota: