KreuCelebrity

“Kam një histori që nuk e di njeri”/ Selin i rrëfehet Gimbos: Babi ka bërë një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur

“Kam një histori që nuk e di njeri”/ Selin i rrëfehet

Gjatë një bisede me Dj Gimbon, Selin ka ndarë një pjesë personale të jetës së saj, duke zbuluar një periudhë kur prindërit e saj po kalonin një proces divorci. Ajo foli hapur për sfidat emocionale që ka përjetuar dhe për marrëdhënien e saj me familjen gjatë atyre momenteve të vështira.

Selin: Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorcesh, por unë…

Gimbo: I ke pajtuar?

Selin: Padashje. Jo padashje, por…

Gimbo: Je pishman?

Selin: Jo. S’jam pishman. Por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. Do me thënë e di, se unë kam qenë me atë gjatë gjithë kohës, por nuk e di nëse do të donte ta përjetonte ndryshe. Më kupton? Nëse vërtet ajo thellë-thellë e ka falur dhe nëse thellë-thellë është shëruar.

Rrëfimi i Selin tregon ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e emocioneve që shoqërojnë periudhat e vështira familjare, duke reflektuar mbi mënyrën se si përjetohen gabimet dhe falja brenda familjes.