KreuCelebrity

Bes Kallaku në një lidhje të re, vjen reagimi i Xhensila Myrtezaj!

Bes Kallaku në një lidhje të re, vjen reagimi i Xhensila

Rrjetet sociale janë ndezur nga lajmet më të fundit që lidhen me jetën sentimentale të Bes Kallakut. Pas një periudhe të vështirë personale dhe mbylljes së kapitullit të divorcit, aktori duket se ka hapur një faqe krejt të re, duke përqafuar hapur një romancë të re.

Sinjalet nuk kanë munguar. Së fundmi, Besi ka tërhequr vëmendjen me një tatuazh të ri, ku spikat emri “Ejona”, i shoqëruar me datën 25.12.2025 dhe frazën domethënëse “Trëndafil në kohë lufte”. Ai ka lënë të kuptohet për gjendjen e tij emocionale edhe përmes një vargu poetik: “Më ktheve vajtimin në valle”. Ndërkohë, motra e tij, Ana, ka bërë të ditur se partnerja e re është mirëpritur nga familja, duke i dhënë kësaj historie edhe një vulë zyrtare.

Nga ana tjetër, Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur një qasje më diskrete. Këngëtarja nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj zhvillimeve, por ka folur përmes imazheve. Në disa postime në Instagram, ajo shfaqet e qetë, në formë të shkëlqyer dhe plot vetëbesim.

Bes Kallaku në një lidhje të re, vjen reagimi i Xhensila

E veshur thjesht, por me stil, me një bluzë të bardhë dhe xhinse, Xhensila ka marrë vëmendjen e ndjekësve me pamjen e saj elegante dhe buzëqeshjen e sigurt, duke dhënë mesazhin se po kalon një fazë pozitive dhe të balancuar në jetën personale.