Rike Roçi ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar këtë herë një anë krejt tjetër të vetes, larg imazhit provokues me të cilin është identifikuar prej vitesh. Influencerja, e njohur për paraqitjet seksi, pozat guximshme dhe fotot me bikini ku shpesh ekspozon format e saj, është shfaqur së fundmi e mbuluar totalisht, nga koka te këmbët. Rike ka ndarë me ndjekësit momente nga udhëtimi i saj për Umrah në Mekë, në Arabinë Saudite, duke u paraqitur me veshjen tradicionale të grave myslimane.
Në fotot e publikuara, ajo shfaqet në vende të shenjta islame, shumë larg imazhit që zakonisht e shoqëron në rrjetet sociale. Krahas pamjeve, Rike ka ndarë edhe një mesazh emocional dhe shpirtëror:
“Ju përgjigja një thirrjeje të shenjtë. Allah, faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu. Një ëndërr e realizuar me mëshirën Tënde. Mirënjohëse për çdo hap, çdo lutje, çdo lot. Një përvojë që do ta mbaj përgjithmonë në zemër. Allahu e pranoftë Umren dhe ua mundësoftë të gjithëve vizitën në Shtëpinë e Tij.”
Ky ndryshim i papritur i Rike Roçit ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë komentuar kontrastin e fortë mes imazhit të saj të mëparshëm dhe këtij momenti shpirtëror. Nëse më herët ajo surprizonte publikun me poza provokuese nga plazhi, këtë herë ka zgjedhur të ndajë një përvojë personale dhe fetare, duke hapur diskutime të shumta mes ndjekësve të saj.


