KreuCelebrity

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, Shqipëria e përfshirë në dosjen “Epstein”

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, Shqipëria e

Publikimi i fundit i dokumenteve të ish-bankierit Jeffrey Epstein ka përfshirë edhe Shqipërinë. Një email nga viti 2012 tregon se ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland, i kishte shkruar Epsteinit pas vizitës së tij në Tiranë: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”.

Në atë kohë, maj 2012, Jagland po qëndronte në Shqipëri për një vizitë dyditore, në një periudhë të tensionuar politike. Gjatë qëndrimit, ai u takua me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, me ministra dhe figura të tjera të larta politike, si dhe me diplomatë të huaj, për të diskutuar kryesimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.

Jagland ka pohuar se këto kontakte ishin pjesë e “aktivitetit normal diplomatik”, por përmbajtja e emailit lidhur me vajzat e Tiranës ka ngjallur shumë dyshime. Ky komunikim hedh gjithashtu dritë mbi marrëdhëniet e diplomatit norvegjez me ish-financierin që u vetëvra në burg në vitin 2019, ndërsa vuante dënimin për trafikim të të miturve dhe pedofili.

Ndër dokumentet e publikuara ndodhet edhe një email i një shqiptareje që kërkonte punë tek Epstein në vitin 2017. Ajo i kishte dërguar mesazh ndërmjetësit, i cili më pas, pasi kërkoi foto të saj, ia përcolli ato ish-bankierit.

Në total, dokumentet e publikuara përfshijnë rreth 3 milionë dosje, 180 mijë foto dhe 2 mijë video, që datojnë nga vitet 2011 deri në 2019.

Publikimi i materialeve ka nxitur kritika ndaj administratës amerikane, e cila është akuzuar për retushime dhe seleksionime të dokumenteve. Demokratët kanë ngritur pretendime se disa materiale janë përzgjedhur për të mbrojtur aleatët e Donald Trump dhe për të ekspozuar figura të tjera ndërkombëtare.

Tags:

shqiperia