KreuCelebrity

Akuza për njohje mes Selin dhe Gertit: ‘Kishim kod nga jashtë!’

Akuza për njohje mes Selin dhe Gertit: ‘Kishim kod nga

Një debat i ashpër ka shpërthyer mbrëmjen e sotme mes Selin dhe Gertit, pas akuzave të rënda që ky i fundit ka ngritur ndaj banores, duke pretenduar se ata kanë pasur njohje nga jashtë dhe madje edhe një “kod” për të vijuar lojën së bashku brenda shtëpisë.

Gjatë diskutimit, Selin mohoi kategorikisht çdo njohje mes tyre, duke shpjeguar një episod që, sipas saj, është keqinterpretuar. Ajo tha se në një bisedë me tezen e saj ishte përmendur një rast në Angli, ku ajo kishte njohur një shqiptare në një park lojërash, ndërsa fëmijët e tyre kishin luajtur bashkë, por theksoi se kjo nuk do të thotë se ajo njeh Gertin personalisht.

Nga ana tjetër, Gerti dha versionin e tij të ngjarjes, duke deklaruar se bashkëshortja e tij njeh tezen e Selinës dhe se ato kanë qenë shoqe shkolle. Sipas tij, tezja e Selinës e kishte informuar se ai do të bëhej pjesë e “Big Brother” dhe i kishte kërkuar ndihmë për mbesën e saj. Ai shtoi se i kishte dhënë Selinës sinjale, por ajo nuk i kishte kuptuar, ndërsa e akuzoi se po përdorte situata të ndjeshme për lojë dhe po e portretizonte atë si një baba të keq.

“Unë doja të punoja në favor të Selinës, por ajo i përdor gjërat më të dobëta për lojë”, u shpreh Gerti, duke shtuar se ndjehet i tradhtuar në besë dhe se nuk i toleron situata të tilla.

Në reagimin e saj të fundit, Selin theksoi se për informacionin që ajo e konsideron të rremë, i ka dhënë të drejtën produksionit të verifikojë çdo detaj nga jashtë. Ajo shtoi se është në dijeni vetëm të faktit që fëmijët kanë qenë në park, por jo për ndonjë njohje personale mes saj dhe Gertit.