Pas takimit me vëllanë e saj dhe mesazhit të qartë që ai i dha për të luajtur e vetme, Selin duket se ka zgjedhur të distancohet nga Miri.
Gjatë Prime-it të kësaj jave, dyshja nuk janë parë më të ulur pranë njëri-tjetrit, por përballë, ndërsa produksioni transmetoi edhe një klip me deklaratat që ata kanë bërë ditët e fundit në shtëpi në lidhje me raportin e tyre.
Në klip, Selin shprehet se fjala e vëllait të saj është vendimtare për të:
“Fjala e tij është urdhër për mua dhe këtu do vijë vetë momenti që do vihet në vend fjala e vëllait tim.”
Nga ana tjetër, Miri u shpreh se është tërhequr pas sinjalit që ka ardhur nga vëllai i Selinit:
“Në këtë moment unë jam i tërhequr se ka ardhur sinjali nga vëllai.”
E pyetur nëse mendon se Miri do ta lëshojë, Selin u përgjigj:
“Po, por do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë ai.”
Në një tjetër moment të klipit, ajo i thotë Mirës:
“Do iki se jam kurioze të shoh reagime.”
Gjatë diskutimit në studio, e pyetur nga Ledioni për marrëdhënien e saj me Mirin, Selin theksoi se ka qenë besnike:
“Unë jam besnike në marrëdhënien time me Mirin dhe nuk e kam bërë dhe as do e bëj deri në këtë pikë të lojës. Sa për divanin, ashtu ishin ulur. Sa i përket klipit, kam respekt për Mirin, por unë jam soliste e lojës time. Po tregoj një Selin të lirë që nuk e drejton askush.”
Ndërkohë, Miri sqaroi marrëdhënien e tij me Kristin, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm miqësi:
“Kristin i vjen shumë keq që atë vështirësi që na vuri atë ditë ne e kthyem në forcë dhe kemi krijuar lojën dhe një miqësi shumë të mirë. Çdo siklet e kemi kaluar ashtu siç duam ne. Unë nuk bëj Përputhen se është një program dashurie, dhe unë e kam thënë si e konsideroj, si vajzën time dhe ashtu vazhdoj ta konsideroj.”
