
Dy motrat Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian kanë sjellë një frymë të epokës së artë të Hollywood-it, duke rikrijuar një nga imazhet më të famshme të Sophia Loren dhe Jane Mansfield nga vitet ’50.
Fotografia e bardh e zi tregon Kylie-n dhe Kourtney-n me veshje të spikatura, dekolte të theksuar dhe stil flokësh vintage, duke kapur elegancën dhe estetikën klasike të Hollywood-it të asaj periudhe.
Kourtney, e njohur për markën e saj Lemme, ka përdorur këtë projekt për të prezantuar linjën e limituar Lemme x Kylie Cosmetics Skin Glaze Gummies, duke e ndarë këtë moment edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ky homazh vizual rikthen magjinë e vitit 1957 dhe stilin legjendar të dy ikonave të filmit, duke treguar se eleganca klasike është gjithmonë në modë.
