
Si lidere e shtëpisë, Selin kishte përgjegjësinë të dërgonte në televotim një nga grupet që doli humbës në sfidën e dorës, e cila u fitua nga grupi i përbërë nga Juela, Gerti, Kristi dhe Artani.
Pas vendimit të saj, Selin zgjodhi të çojë në nominim grupin ku bën pjesë edhe vetë, por bëri një ndryshim të rëndësishëm, duke e përjashtuar Gretën nga televotimi dhe duke e zëvendësuar me Gertin.
Si rezultat, në televotimin e së martës, ku publiku do të votojë me pyetjen “Kë doni të shpëtoni?”, janë Selin, Gimbo, Miri, Ina dhe Gerti.

