KreuCelebrity

“Shumë e pakënaqur” – Zbulohen prapaskenat e martesës së trazuar mes Bianca Censorit dhe Kanye West

“Shumë e pakënaqur” – Zbulohen prapaskenat e
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga jeta private e çiftit shumë të komentuar, Kanye West dhe Bianca Censori. Një burim pranë bashkëshortes së reperit ka treguar se ajo ka qenë prej kohësh e pakënaqur në martesë dhe ka tentuar disa herë t’i japë fund lidhjes.

Sipas të njëjtit burim, Bianca Censori ka provuar të largohet nga martesa në disa raste, ndërsa marrëdhënia e çiftit është shoqëruar me tensione të vazhdueshme. Këto zhvillime vijnë në një periudhë të vështirë për Kanye West, pas polemikave të shumta që ai ka shkaktuar me deklarata antisemite dhe raciste, për të cilat reperi ka kërkuar falje, duke i lidhur sjelljet e tij me çrregullimin bipolar.

Burimi ka deklaruar për People se: “Bianca ka qenë shumë e pakënaqur për një kohë të gjatë dhe është përpjekur disa herë të largohet”, pak para se West të vendoste të shtronte veten në një qendër rehabilitimi.

Ndërkohë, në një intervistë me email për Vanity Fair, të publikuar më 28 janar, Kanye West ka folur hapur për betejën e tij me çrregullimin bipolar. Reperi 48-vjeçar ka rrëfyer se një ilaç antipsikotik e ka çuar drejt një episodi të thellë depresiv, çka përfundoi me shtrimin e tij në një qendër rehabilitimi në Zvicër.

Një tjetër burim pranë artistit i ka thënë People se West ka qenë prej vitesh i përfshirë në një “rreth vicioz”, ku periudhat e paqëndrueshmërisë emocionale shpesh shoqërohen me krijimin e dramave të mëdha dhe pasoja afatgjata. Sipas burimit, kur ai arrin një gjendje më të qëndrueshme mendore, bëhet i vetëdijshëm për dëmin që ka shkaktuar familjes, miqve dhe vetes, gjë që e mbush me ndjenja të forta faji dhe keqardhjeje.