KreuCelebrity

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVK: Gjithçka u vendos nga një telefonatë

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVK: Gjithçka u vendos nga një
Dalja e papritur e Limit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 ka shkaktuar reagime dhe shumë pikëpyetje tek publiku. Vetëm pak pas largimit, ish-banori ka reaguar publikisht për herë të parë, duke sqaruar arsyet që çuan në përfundimin e rrugëtimit të tij në këtë format.

Sipas Limit, vendimi për t’u larguar nuk ishte i papritur apo impulsiv, por pjesë e një marrëveshjeje të përcaktuar që në fillim me produksionin. Ai bëri të ditur se largimi u aktivizua pas marrjes së një telefonate të caktuar, e lidhur me një çështje tepër personale.

Limi shpjegoi se që përpara hyrjes në shtëpi kishte vendosur një kusht të vetëm: në rast se do të merrte një telefonatë të tillë, ai duhej të largohej menjëherë nga loja. Ky kusht, sipas tij, u respektua nga produksioni sapo situata u paraqit.

“Duhet ta pranoj ashtu siç vjen,” u shpreh ai, duke theksuar se, ndonëse nuk është njeri që heq dorë lehtë, rrethanat personale nuk i lanë tjetër zgjedhje. Ai shtoi se, pavarësisht dëshirës për të vazhduar garën, rrugëtimi i tij në shtëpi duhej të ndalej në atë moment.

Në fund të deklaratës, Limi la të kuptohet se arsyeja kryesore e largimit lidhet me jetën jashtë shtëpisë, duke e mbyllur me fjalët: “Por çka të bëjmë, kjo është jeta”.