
Ditët e fundit, dedikimet e Besit në rrjetet sociale kishin ngjallur kureshtje dhe spekulime, ndërsa tashmë gjithçka duket se është më e qartë. Pas lumturisë që shfaqet tek aktori, fshihet dashuria.
Gjatë një koncerti të zhvilluar dje, Besi vendosi t’i japë fund pyetjeve dhe komenteve të shumta nga ndjekësit, duke zbuluar publikisht personin për të cilin është bërë tatuazhi i tij më i fundit. Përballë audiencës, aktori ndau një moment tejet emocional, që u shndërrua në një deklaratë të hapur dashurie:
“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët më të vështira. Gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, por viteve të fundit më kishte humbur buzëqeshja. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë për tatuazhin tim të ri, dua të falenderoj Zotin që më solli pranë dikujt që më riktheu buzëqeshjen. Ejona, të dua!”
Mesazhi ishte i qartë: Ejona është ajo që ka rikthyer lumturinë tek Besi, duke e bërë të duket më i lumtur se kurrë.

Gjithçka kishte nisur disa javë më parë, kur aktori publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi misterioz, ku shfaqej emri i një gruaje dhe një datë, shoqëruar me një këngë romantike. Postimi nxiti menjëherë reagime dhe aludime, të cilat tani gjejnë konfirmimin e tyre.
