Një foto e paparashikuar ka ndezur rrjetet sociale këtë të hënë, Lim Hoti dhe Edi Kuçi, ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, kanë publikuar një foto së bashku , duke lënë fansat të habitur dhe plot kuriozitet.
Ajo që e bën këtë takim edhe më intriguese është fakti se të dy kanë pasur një lidhje me Dolcen, një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni e duket se gjatë qëndrimit të Limit, Edi ka reaguar me kunja vazhdimisht për Limin dhe marrëdhënien që ai krijoi me Dolcen.
Fansat po spekulojnë: A ishte kjo një përpjekje për pajtim? Një sqarim i vonuar? Apo thjesht një takim rastësor? Deri më tani, as Limi dhe as Edi nuk kanë komentuar për ngjarjen, duke lënë gjithçka në dorën e imagjinatës së ndjekësve.
Një gjë është e sigurt, kur Limi, Edi dhe Dolcen janë përfshirë, çdo takim merr vëmendjen e publikut!
