Në një natë historike për muzikën latine dhe botën e artit, Bad Bunny bëri histori duke u bërë artisti i parë që fiton Albumin e Vitit në Grammy me një album të plotësisht në spanjisht, “Debí Tirar Más Fotos”, në edicionin e 68-të të çmimeve të dielën.
Gjatë fjalimit të tij të pranimit, këngëtari iu drejtua me emocion publikut: "Puerto Rico, më besoni kur ju them se jemi më të mëdhenj se 100 nga 35," duke iu referuar madhësisë së vogël të ishullit. Ai shtoi më pas: "Dua t’i dedikoj këtë çmim të gjithë atyre që duhet të largohen nga vendi i tyre për të ndjekur ëndrrat e tyre."
31-vjeçari, i cili pritet të performojë në spektaklin e Super Bowl javën e ardhshme, ia dedikoi çmimin emigrantëve, duke e kthyer ceremoninë në një mesazh solidariteti.
Çështjet e emigracionit u vunë në qendër të vëmendjes gjatë ceremonisë. Billie Eilish, fituese e Këngës së Vitit me “Wildflower”, kritikoi hapur agjencitë e emigracionit, ndërsa Bad Bunny, gjatë fitimit të çmimit për Albumin e Muzikës Urbane, bëri një mesazh anti-ICE, duke theksuar: "Ne nuk jemi mizorë, nuk jemi kafshë, nuk jemi alienë. Ne jemi njerëz dhe jemi amerikanë."
Nata e 68-të e Grammy-t do të mbahet mend si një festë e diversitetit, mesazheve sociale dhe momenteve historike për muzikën globale.
Lexo këtu listën e plotë të çmimeve https://bordo.al/celebrity/lista-e-plote-e-fituesve-ne-edicionin-e-68-te-te-grammy-awards-2026-i106173
