KreuCelebrity

Chappell Roan mahnit në Grammy 2026 me fustanin ‘Nipple Ring’ të Mugler 1998

Chappell Roan solli stilin e saj të guximshëm dhe provokues në tapetin e kuq të çmimeve Grammy 2026. Këngëtarja u shfaq me një fustan transparent ngjyrë bordo nga shtëpia e modës Mugler, i frymëzuar nga koleksioni couture pranverë 1998 i Thierry Mugler.

Një nga elementet më të spikatura të fustanit ishte përdorimi i piercing-eve në thithka, ku pëlhura delikate varej lirshëm nga unaza argjendi. Dizajni përfshinte gjithashtu një shpinë të hapur dhe një bisht të gjatë, duke lejuar që të dukeshin qartë vizatimet me këna dhe arti trupor i artistes. Për një pjesë të paraqitjes së saj në tapetin e kuq, Roan e kombinoi fustanin me një tyl transparent në të njëjtën ngjyrë.

Flokët e saj kaçurrela kombinoheshin me tonin e fustanit, ndërsa pamja u plotësua me aksesorë si choker, vathë të varur dhe sandale me rrip zinxhiri.

Fustani ikonë u pa për herë të parë në sfilatën couture pranverë 1998 të Mugler, i veshur atëherë nga modelja Erica Vanbriel në versionin e zi. Stili arkivor u rikthye së fundmi edhe në koleksionin pranverë 2026 të shtëpisë, nën drejtimin e drejtorit të ri kreativ Miguel Castro Freitas, me një version të zbukuruar me motive yjesh.

Chappell Roan mahnit në Grammy 2026 me fustanin ‘Nipple Ring’

Chappell Roan mahnit në Grammy 2026 me fustanin ‘Nipple Ring’

Kjo nuk është hera e parë që Chappell Roan zgjedh modën arkivore për Grammy-t. Edhe vitin e kaluar ajo u shfaq me një fustan couture Jean Paul Gaultier pranverë 2003, të stampuar me balerinat e Degas.

Chappell Roan mahnit në Grammy 2026 me fustanin ‘Nipple Ring’

Grammy Awards 2026 u moderua për herë të gjashtë radhazi nga Trevor Noah, në të cilën u nderuar artistët dhe muzika më e mirë e vitit 2025. Ceremonia u mbajt në Crypto.com Arena dhe përfshiu performanca emrat më të njohur si Lady Gaga, Addison Rae dhe Sabrina Carpenter. Chappell Roan, së bashku me Bad Bunny, Doechii dhe Billie Eilish.