
Një situatë e papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother këtë të hënë, pasi Vëllai i Madh dërgoi një zarf të zi si pasojë e mosbindjes së grupit të Gretës ndaj një urdhri të drejtpërdrejtë.
Gjatë momentit kur ra gongu për nisjen e provave të sfidës së kërcimit, Baby G deklaroi se do të përgatiste fillimisht ushqimin dhe më pas do t’i bashkohej grupit, gjë që shkaktoi tensione dhe debate mes banorëve. Moszbatimi i menjëhershëm i urdhrit të Vëllait të Madh u konsiderua shkelje e rregullave të lojës.
Si pasojë, Vëllai i Madh vendosi anulimin e televotimit në zhvillim, duke bërë të ditur se pasojat për grupin që refuzoi të marrë pjesë në prova do të shpallen gjatë Prime-it të së martës. Ndërkohë, grupi i Selin u shpall automatikisht fitues i sfidës së kërcimit dhe do të performojë live në spektaklin e radhës.
Në mesazhin e zarfit të zi, Vëllai i Madh theksoi se autoriteti i tij është i panegociueshëm dhe se çdo shkelje e rregullave apo mosbindje ndaj urdhrave të tij do të shoqërohet me pasoja për banorët.
