Prime-i i së shtunës solli një nga momentet më të ndjeshme për Mirin, i cili u përball me “Kutinë e Pandorës”. Pas takimit emocional me vajzën e tij, banori mësoi për deklaratën që babai i Selin kishte bërë për të disa ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”.
Edhe pse i tronditur nga ajo që dëgjoi, Miri vendosi të mos e ndajë me asnjë prej banorëve të vërtetën e asaj që kishte parë në Kutinë e Pandorës, duke e mbajtur situatën tërësisht për vete.
Situata nuk kaloi pa u vënë re nga Selin, e cila iu afrua Mirit dhe e pyeti disa herë nëse ai kishte ndërmend ta ndante këtë informacion me dikë tjetër, si edhe nëse ishte mërzitur nga ajo që kishte ndodhur. Gjatë bisedës, Miri i bëri të qartë se gjithçka që lidhej me Kutinë e Pandorës ishte çështje personale dhe se vetëm ai vendoste nëse do ta tregonte apo jo.
“Ajo është e imja”, u shpreh ai, duke pranuar hapur se ishte i mërzitur, gjë që Selin e kuptoi menjëherë nga sjellja e tij.
Pjesë nga biseda:
Miri: Të flihet gjumë? A ça je ti, ti vetëm mendon
Selin: Po duhet menduar?
Miri: Unë e di se çfarë po mendon ti
Selin: Çfarë? Për Kutinë e Pandorës
Miri: Po po, çfarë për të vepruar
Selin: Të kam pyetur 700 herë, ti këtë mund t’ja thuash kujt të duash ti, këtë punën e kutisë
Miri: Po mund t’ja them edhe kujt dua unë
Selin: Ok, pyeta, kaq
Miri: Mund ta them kujt dua unë, mund të mos ja them askujt, ajo është e imja
Selin: Ty të ka mërzitur?
Miri: Si duket?
Selin: Mendoj se të ka mërzitur
Miri: Ke filluar të më njohësh, normale
Selin: Mendoj
Miri: Po prandaj duhet të mendosh më shumë edhe të veprosh më shumë, edhe të veprosh më shumë se sa të jetosh këtu, se nuk ka kohë për jetesë këtu. Hec në shtëpinë tënde
Diskutimi mes dy banorëve u shoqërua me replika të forta, ku Miri i kërkoi Selin të mendonte dhe të vepronte më shumë, duke theksuar se brenda shtëpisë nuk ka kohë për “jetesë”, por vetëm për veprim, një deklaratë që ndezi menjëherë rrjetin.
Kujtojmë se Selin dhe Miri kanë qenë ndër banorët e parë që krijuan një afrimitet në shtëpi, pasi Kristi i vendosi që në fillim të flinin së bashku, duke i kthyer ata në një nga dyshet më të komentuar të këtij edicioni.
