KreuCelebrity

Nga moda tek fama, çfarë zbulon traileri i ri i “The Devil Wears Prada 2”

Nga moda tek fama, çfarë zbulon traileri i ri i “The Devil

Fansat e modës dhe filmave kanë arsye për të festuar, trailer-i i parë i “The Devil Wears Prada 2” është publikuar, duke sjellë rikthimin e legjendave të ekranit Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci. Filmi, i drejtuar nga David Frankel, vjen pothuajse 20 vjet pas hitit të vitit 2006 që shënoi një epokë në modë dhe kinematografi.

Në trailer shihet rikthimi i Andy Sachs (Anne Hathaway), tashmë Features Editor (redaktore) në Runway Magazine, e cila përballet me Miranda Priestly (Meryl Streep) e cila nuk e njeh më, një moment komik që premton shumë situata të paharrueshme. Gjithashtu, Emily Blunt rikthehet si Emily Charlton. 

Filmi sjell një histori ku Miranda përpiqet të qëndrojë relevante në një botë gazetarie print të dobësuar, ndërsa Emily tashmë punon për një perandori biznesi.

Trailer-i i parë u publikua në nëntor 2025 dhe thuhet se ishte trailer-i më i parë për komedi në 15 vitet e fundit, me mbi 181.5 milion shikime në 24 orë. Trailer-i i plotë arriti 3.6 milion shikime në 12 orë.

Filmi pritet të publikohet më 30 prill në Australi dhe më 1 maj në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Me rikthimin e kastit origjinal dhe hyrjen e personazheve të rinj, “The Devil Wears Prada 2” premton të jetë një nga filmat më të ndjekur të vitit 2026.