KreuCelebrity

Harry Styles rikthehet në Grammys me një stil të veçantë!

Harry Styles rikthehet fuqishëm në skenën muzikore pas një periudhe pauze, duke publikuar këngën e tij të parë pas disa vitesh, “Aperture”, mbrëmjen e djeshme ai mori pjesë në ceremoninë e Grammys 2026. Këngëtari shfaqi stilin e tij unik duke veshur një xhaketë të shkurtër me shirit me xixa gri dhe shirti të zi nga Dior Men, mbi një palë xhinse, pa këmishë, të shoqëruara me këpucë të gjelbra mint.

Styles nuk kishte nominime këtë vit, pasi nuk publikoi muzikë gjatë periudhës së vlefshme për çmimet 2026. Megjithatë, albumi i tij i ri “Kiss All the Time. Disco, Occasionally.” do të jetë i kualifikuar për Grammys 2027.

Harry Styles rikthehet në Grammys me një stil të

Në një intervistë me BBC Radio 1, Styles tha se kënga “Aperture” përfaqëson temën kryesore të albumit të tij të ri dhe dëshirën për t’u rikthyer në skenë:

“Kënga ishte si një ‘deklaratë misioni’ për albumin. Ishte një festë për mua dhe një motivim i madh për të qenë përsëri në dhoma plot njerëz.”


Ai do të nisë Together, Together Tour në maj, që do të zgjasë deri më 13 dhjetor, duke përfshirë performancë prej 30 netësh në Madison Square Garden në New York City nga 26 gushti deri më 31 tetor.

Ceremonia e Grammys 2026 u mbajt në Crypto.com Arena në Los Angeles më 1 shkurt, që ishte edhe ditëlindja e 32-të e Styles. Ai nuk eci në red carpet, por shfaqi stilin e tij në skenë për të prezantuar çmimin Albumi i Vitit, të cilin e fitoi Bad Bunny për albumin e tij Debí Tirar Más Fotos.

Tre vite më parë, Harry kishte marrë pjesë në Grammys 2023 ku fitoi Albumi i Vitit dhe Best Pop Vocal Album për Harry’s House.