KreuCelebrity

Përmendet në dosjen Epstein, Elon Musk reagon publikisht

Përmendet në dosjen Epstein, Elon Musk reagon publikisht
Emri i Elon Musk është përfshirë në publikimin e fundit të dokumenteve që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të miliarderit. Dosjet përmbajnë email-e ku përmenden komunikime me natyrë biznesi mes Musk dhe financierit të dënuar, si edhe referenca për evente të zhvilluara në ishullin privat të Epstein.

Në deklaratën e tij, Musk thekson se ka qenë ndër zërat kryesorë që kanë kërkuar hapjen e plotë të dosjeve dhe ndëshkimin e përgjegjësve:

“Askush nuk ka kërkuar më fort se unë transparencë të plotë dhe drejtësi për krimet e kryera ndaj fëmijëve.”

Ai shprehet se kishte paralajmëruar për, sipas tij, përpjekjet e mediave tradicionale dhe qarqeve politike të majta për të shtrembëruar faktet dhe për të ngritur akuza të pabazuara. Musk mohon çdo lidhje personale me Epstein, duke theksuar se nuk ka qenë pjesë e festave të tij, nuk ka udhëtuar me avionin ‘Lolita Express’ dhe nuk ka shkelur kurrë në ishullin e tij.

“Jam i gatshëm të përballoj çdo kosto për të mbrojtur më të pambrojturit. Fëmijët meritojnë mbrojtje dhe një shans real për një të ardhme më të mirë”, përfundon Musk.