KreuCelebrity

Gjesti rikthehet në muzikë pas humbjes së vëllait, publikon foto: Një kapitull i ri

Gjesti rikthehet në muzikë pas humbjes së vëllait, publikon
Këngëtari nga Peja, Gjesti, ka bërë rikthimin e tij në skenën muzikore dhe në rrjetet sociale pas një periudhe të gjatë mungese. Ai ndau në profilin e tij një fotografi, duke njoftuar fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij:

“Kapitull i ri. Ju dua ♥️”, shkroi ai krahas imazhit.

Rikthimi vjen pas një tragjedie familjare: vëllai i tij, Eldioni, ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare pas një aksidenti me motoçikletë. Përmes muzikës, Gjesti shprehu dhimbjen dhe mungesën e madhe për vëllain.

Kënga e tij e re, “Memories”, është një dedikim i ndjerë për Eldionin dhe pasqyron emocionet e tij më të thella. Në njoftimin për publikimin e këngës, ai shkroi:

“Muzika ka qenë gjithmonë pranë meje, në gëzim dhe në hidhërim. ‘Memories’ është një këngë që e shkrova me lot dhe e kisha shumë të vështirë ta incizoja. Përpiqesha ta ruaja familjen time nga dhimbja. Dhe në gjithë këtë trishtim, po përpiqem të gjej lumturi dhe të rikthehem tek muzika për ju.”