
Një debat i ashpër ka shpërthyer pak orë para fillimit të Prime-t të së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kur Rogerti iu drejtua Stenaldos me fjalë ofenduese, duke thënë se ai është “i dënuar nga Zoti”, në referencë të verbërisë së tij.
Në Prime, Stenaldo reagoi duke theksuar se gjendja e tij shëndetësore nuk e ka penguar kurrë në jetë dhe as në lojë, dhe se ai kurrë nuk ka ofenduar dikë për besimin, ngjyrën, gjininë apo diferencat fizike. Ai paralajmëroi se nuk do të heshtë nëse Rogerti e ofendon sërish.“Unë kam ardhur në këtë shtëpi me karakter dhe merak të madh. Nëse Rogerti mbetet këtu, ne do të përballemi në çdo sekondë. Nuk do të qëndroj thjesht duke bërë sehir,” tha Stenaldo.
Si pasojë e situatës, Vëllai i Madh ka marrë vendimin të dërgojë Rogertin në Dhomen e Reflektimit, ku më vonë do t’i komunikohet vendimi përfundimtar.
