Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer vëmendjen e mediave me deklarata të fuqishme gjatë një interviste në emisionin “Më prit të dielën”.
Pas kritikave të saj për favorizime brenda produksionit, Jasmina zbuloi se kishte marrë një mesazh të drejtpërdrejtë nga producentja Olsa Muhameti, e cila i shkroi shkurt: “Sa e pështirë”, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje.
Megjithatë, ish-konkurrentja nuk u tërhoq. Ajo publikoi përgjigjen e saj, duke theksuar se fjalët e saj nuk kishin për qëllim të tërhiqnin vëmendje:
“Po doja të kërkoja vëmendje, do ta kisha bërë këtë pesë vite më parë dhe jo tani. Nuk mund të më quash ‘mosmirënjohëse’. Nuk kam bërë akuza konkrete; përmenda thjesht ‘produksionin’, pa hyrë në detaje”, tha Jasmina.
Sipas saj, qëllimi ishte të shmangte përmendjen e emrave dhe situatave specifike, edhe pse përjetimet brenda shtëpisë ishin të vështira.
Përveç mesazhit të Olsës, Jasmina kujtoi edhe një episod të pakëndshëm në “Dhomën e Rrëfimit”, ku stafi i kishte drejtuar fjalët: “Mendon se na plas tr*pi për ty?”, të cilat ajo i konsideron denigruese. Ajo tregoi se kjo mungesë respekti nuk ishte një rast i izoluar, por një sjellje e përsëritur gjatë gjithë kohës që ishte në shtëpi.
