KreuCelebrity

“E zuri gjumi live!” Rogerti habit gjatë spektaklit, njihet me vendimin e Vëllait të Madh

“E zuri gjumi live!” Rogerti habit gjatë spektaklit, njihet me

Rogerti u fut mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit në dhomën e reflektimit, pas sjelljes së tij të diskutueshme në shtëpi, e cila ka ngjallur reagime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë saj. Vendimi erdhi pas një sërë situatash që u konsideruan si shkelje të rregullave dhe që kërkonin një masë disiplinore nga Vëllai i Madh.

Në momentin kur moderatori Ledion Liço u lidh drejtpërdrejt me të për t’i komunikuar masën zyrtare, një detaj i papritur tërhoqi vëmendjen e të gjithëve: Rogertin e kishte zënë gjumi. Pamjet u bënë shpejt virale dhe shkaktuan reagime të shumta në rrjete sociale, ku publiku e komentoi situatën herë me humor e herë me kritika.

Me “pak” vështirësi, Rogerti u zgjua dhe u njoh me vendimin e marrë ndaj tij. Pavarësisht situatës së pazakontë, ai dëgjoi komunikimin e Ledionit dhe u informua për pasojat e sjelljes së tij në shtëpinë e Big Brother.

Si pjesë e këtij vendimi, për Rogertin është hapur një televotim. Tashmë është publiku ai që do të vendosë fatin e tij në lojë: nëse do t’i japë një mundësi të dytë për t’u rikthyer në shtëpi apo nëse rrugëtimi i tij në këtë edicion do të përfundojë këtu.

 

Tags:

rogert bbva