Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të bukur për Blero Muharremin. Në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, artisti i njohur rrëfen për herë të parë detaje nga dasma intime me partneren Eronitën, planet për të ardhmen dhe dëshirën e madhe për t’u bërë sërish baba, paralelisht me rikthimin e tij të fuqishëm në muzikë. Me ardhjen e tij në Tiranë, ai preferoi të qëndronte në Hotel Hilton Garden Inn Tirana në Bulevardin "Gjergj Fishta", realizoi këtë intervistë eksluzive për Revistën Bordo dhe Bordo Stream.
Edhe pse së fundmi u përfol se çifti është në pritje të një fëmije, Blero sqaron për Bordo se aktualisht bëhet fjalë për një dëshirë personale. “Nuk e di nga ka ardhur ky informacion, por dëshira për t’u bërë baba po, aty është”, thekson ai, duke shtuar se 2026-a është viti ku e sheh veten sërish në rolin e prindit madje me një familje të madhe.
Sa i përket dasmës së tretë, Blero tregon se kjo përvojë ka qenë më e veçanta deri më tani. “Shkojmë me atë fjalën e urtë, e treta është e vërteta. Nuk e kam pritur të jetë kaq e veçantë, por ishte”, shprehet këngëtari në intervistën për Bordo.
Dasma u mbajt me rreth 120 të ftuar dhe ndonëse çifti kishte dëshirë ta mbante private, pamjet u bënë publike dhe ceremonia mori vëmendje mediatike. “Ishte një dasmë ku u kënaqëm të gjithë. Edhe mami im më tha që kisha vallëzuar më shumë se të gjithë”, rrëfen ai me buzëqeshje.
Organizimi i ceremonisë ishte pothuajse tërësisht në dorën e Eronitës tregon Blero. “Femrat janë më detajiste dhe nata e tyre duhet të jetë speciale. Eronita u kujdes për gjithçka”, thekson këngëtari duke shtuar se vendimi për dasmën erdhi spontanisht, si një dëshirë e përbashkët për ta kurorëzuar lidhjen.
Edhe propozimi, sipas tij, ishte i thjeshtë, por plot ndjenjë. “I thashë që dua ta shoh përditë në shtëpi dhe dua familje me të. Ajo e kuptoi menjëherë dhe u gëzua shumë”, kujton ai.
Me një jetë personale më të qetë dhe me plane të mëdha për familjen dhe muzikën, Blero Muharremi shfaqet më i përmbushur se kurrë.
Intervista e plotë:
