KreuCelebrity

Brooklyn Beckham i hedh më shumë benzinë zjarrit, fshin tatuazhin për të atin!

Brooklyn Beckham vazhdon inatin me prindërit e tij, ai ka mbuluar tatuazhin që i kishte kushtuar të atit, David Beckham. Tatuazhi në krahun e djathtë, që më parë shkruante fjalën “DAD”(babi) me shkronja të mëdha, është ndryshuar dhe tani duket i mbuluar me një dizajn të ri që përfshin një yll deti dhe dy jelekë shpëtimi, sipas fotove të fundit të publikuara nga The Sun.

Një burim për median britanike ka treguar se Brooklyn ka përdorur trajtim me lazer për të ndryshuar tatuazhin e dedikuar për të atin. “Ai donte që të zhdukej,” ka thënë burimi. Sipas të njëjtit burim, Brooklyn ka mbuluar gjithashtu edhe tatuazhin në kraharor që ishte dedikuar për nënën e tij, Victoria Beckham.

“Ta shohësh Brooklyn duke mbuluar tatuazhin për Victoria-n, dhe tani edhe atë për babain, do të jetë shumë e dhimbshme për ta,” ka shtuar burimi. “Duket si një veprim shumë i ashpër dhe vetëm sa e thellon plagën.”



Tensionet në familjen Beckham u përshkallëzuan muajin e kaluar, pasi Brooklyn publikoi një deklaratë të ashpër në Instagram Stories, ku shprehej se nuk dëshironte pajtim me prindërit e tij. Ai i akuzoi David dhe Victoria Beckham se kishin tentuar të shkatërronin martesën e tij me bashkëshorten Nicola Peltz dhe pretendoi se Victoria kishte kërcyer “në mënyrë të papërshtatshme” me të gjatë dasmës së tyre në vitin 2022.

Ndërsa pjesa tjetër e familjes Beckham është shfaqur e bashkuar publikisht mes gjithë zhurmës mediatike, babai i Nicola-s, miliarderi Nelson Peltz, reagoi me ironi gjatë një eventi të WSJ Invest Live në Florida. “A ka qenë familja ime nëpër media kohët e fundit? Nuk e kam vënë re fare,” u shpreh ai me humor.