Fituesi i Big Brother Vip 2 dhe këngëtari i njohur Luiz Ejlli nuk do të jetë pjesë e formatit "Ferma Vip 3" i cili pritet ta fillojë transmetimin ne ekran së shpejti.
Ditët e fundit, emri i Luiz Ejllit ka qarkulluar gjerësisht në media dhe rrjete sociale, ku është përfolur se ai do të ishte pjesë e spektaklit “Ferma VIP”, madje në rolin e kryeplakut, krah moderatores Arbana Osmani. Megjithatë, burime të sigurta për revistën Bordo hedhin poshtë këto zëra.
Sipas informacioneve ekskluzive, Luiz Ejlli nuk do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pavarësisht spekulimeve dhe pritshmërive të publikut. Artistit i janë ofruar disa projekte, por ai ka zgjedhur të fokusohet në angazhime të tjera profesionale.
Një nga projektet më të rëndësishme ku pritet ta shohim shumë shpejt është filmi “Loja e Fundit”, ku Luiz Ejlli luan përkrah bashkëshortes së tij, Kiara Tito. Filmi të cilin fansat po e presin me paduri dhe që pritet të shfaqet së shpejti në kinematë e vendit, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën artistike të çiftit më të komentuar të momentit.
Mesa duket, për Luizin ky vit do të jetë i mbushur me projekte të reja dhe surpriza për publikun, por jo në formatin e “Ferma VIP”, siç ishte përfolur më herët.
