KreuCelebrity

Çifti më i ri në Big, Selin dhe Gimbo në një krevat bashkë!

Çifti më i ri në Big, Selin dhe Gimbo në një krevat

Duket se një çift i ri po lind në Big Brother VIP, Megjithëse gjithçka nisi si një simpati e thjeshtë, Selin dhe Gimbo po duken gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin. Ata po kalojnë më shumë kohë së bashku, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë. Gjatë mbrëmjes së kaluar, Selin u largua nga shtrati i saj dhe vendosi të shtrihej pranë Gimbos, i cili reagoi duke e përkëdhelur.

Ndërkohë, Mateo, që ndodhej në shtratin pranë, nuk i kurseu batutat, duke iu drejtuar Selin me shaka: “Po e sheh si po trajtohesh? Notë maksimale”.

Pas komenteve të bëra nga Selin në Prime-in e së martës, ku ajo deklaroi se nuk do ta shqetësonte largimi i mundshëm i Gimbos nga shtëpia, raporti mes tyre ka pësuar ndryshim. Edhe pse ende flitet vetëm për një pëlqim, afrimiteti i tyre po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)