KreuCelebrity

Mozzik pa filtra: ‘Vajzën po ta rrit Karimi’ në këngën ku reperi i bën diss vetes

Mozzik pa filtra: ‘Vajzën po ta rrit Karimi’ në
Në këngën “Diss”, që ka marrë menjëherë vëmendje të madhe, Mozzik shkon edhe më tej duke rikthyer në vëmendje vargje shumë të ashpra që, sipas tij, i janë drejtuar ndër vite në rrjete sociale dhe media. Reperi citon komente fyese që prekin jetën e tij personale, përfshirë edhe vajzën e tij Hana, duke përmendur fraza si “vajzën po ta rrit Karimi”, vargje që kanë ndezur debat të fortë në publik.

Përmes këtyre teksteve, Mozzik nuk synon të sulmojë drejtpërdrejt persona të caktuar, por të tregojë presionin psikologjik dhe gjuhën e rëndë me të cilën është përballur vazhdimisht. Kënga shërben si një pasqyrë e komenteve më të errëta që, sipas reperit, i janë drejtuar për marrëdhënien me ish-partneren Loredana, jetën familjare dhe figurat publike të lidhura me të.

Ky stil i drejtpërdrejtë dhe pa filtra e ka bërë “Diss” një nga këngët më të komentuara të EP-së së re, duke ndarë opinionin mes atyre që e shohin si një akt të guximshëm artistik dhe atyre që e konsiderojnë tejet provokues.