
Familja e Princ Lekës pritet të zgjerohet. Pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre disa muaj më parë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë në pritje të fëmijës së parë së bashku.
Sipas burimeve pranë çiftit për “Popart.al”, Blerta Celibashi është shtatzënë dhe foshnja që pritet të vijë në jetë është djalë. Për Princ Lekën, ky do të jetë fëmija i dytë, pasi ai është tashmë baba i një vajze nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian.
Burimet bëjnë të ditur se shtatzënia po ecën normalisht dhe çifti ka vendosur ta jetojë këtë periudhë larg vëmendjes mediatike. Edhe pse prej kohësh kanë qarkulluar spekulime rreth këtij lajmi, vetëm së fundmi është konfirmuar se pritja e ëmbël është reale dhe se përgatitjet për ardhjen e fëmijës kanë nisur.
Deri më tani, Princ Leka dhe Blerta Celibashi nuk kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë zhvillim të ri në jetën e tyre personale.
