KreuCelebrity

“Dashuria ime më e madhe” Dafina Zeqiri ndan momentin më të ëmbël me djalin e saj Daskan!

“Dashuria ime më e madhe” Dafina Zeqiri ndan momentin më

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka prekur zemrat e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjete sociale. Artistja ka ndarë një foto tejet të ëmbël, ku shihet duke e puthur djalin e saj në ballë, shoqëruar me një dedikim plot dashuri dhe ndjenja të thella.

““Ti e ndryshove jetën time përgjithnjë. E ktheve çdo gri në ngjyrë, çdo stuhi në diell. Dashuria ime më e madhe!” ka shkruar Dafina, duke shprehur hapur emocionet e saj si nënë.

Djali i saj, Daskan, erdhi në jetë më 17 korrik të vitit të shkuar, lajm që këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, nuk hezituan ta ndanin me publikun. Që nga ajo ditë, Dafina shpesh ka ndarë momente të veçanta nga jeta e saj si nënë, duke treguar një anë më intime dhe të ndjeshme të vetes.

Çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më 13 shtator të vitit 2024, në një ceremoni që u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale.

Postimi i fundit u prit me mijëra pëlqime dhe komente pozitive, ku fansat e kanë komplimentuar për dashurinë e pastër dhe lidhjen e veçantë që ka me të birin, duke e cilësuar momentin si një nga më të bukurit e ndarë nga këngëtarja.