
Rogerti ka folur hapur në Dhomën e Rrëfimit për përvojën e tij në dhomën e reflektimit, duke e përshkruar izolimin si një situatë të rëndë psikologjike, por jo si një mjet që do ta ndryshojë apo do ta bëjë të heshtë mendimet e tij.
Banori u shpreh se do të qëndrojë i mbyllur dhe i heshtur, duke e krahasuar situatën me burgun, por theksoi se izolimi i plotë, pa praninë e banorëve të tjerë, është ajo që e bën përvojën më të vështirë. Sipas tij, të qenit vetëm me veten dhe me Big Brother-in është një gjendje që mund ta çojë njeriun drejt lodhjes mendore.
Rogerti theksoi se ideja se kjo dhomë do ta bëjë të reflektojë është e gabuar, duke shtuar se nëse publiku mendon kështu, atëherë nuk e ka njohur kurrë realisht. Ai deklaroi se reflektimi për mirë është i domosdoshëm, por nuk është rezultat i presionit apo izolimit.
Në rrëfimin e tij, Rogerti u shpreh se flet për tema që konsiderohen tabu në shoqërinë shqiptare, mendime që, sipas tij, shumica i mbajnë për vete pa guxuar t’i artikulojnë. Në fund, ai shtoi se kuptimi i jetës mbetet një proces i vazhdueshëm dhe se nëse kjo eksperiencë do ta ndihmojë sadopak në këtë drejtim, do të ishte një arritje e madhe.
