KreuCelebrity

Hodhi videon e Sonidës të zhveshur, motër e vëlla përfundojnë në spital psikiatrik

Hodhi videon e Sonidës të zhveshur, motër e vëlla

Reagime të forta dhe shqetësime të mëdha janë ngritur në publik pas qarkullimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një personazh viral i rrjeteve sociale Sonida shfaqej në gjendje të papërshtatshme. Pamjet, të publikuara nga vëllai i saj, Genard Hajdini, u përhapën me shpejtësi dhe nxitën thirrje të menjëhershme për ndërhyrje institucionale.

Pas rastit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmoi se strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, në bashkëpunim me mjekët e Qendrës Shëndetësore nr. 1 dhe Policinë e Shtetit, ndërhynë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të Sonida Hajdinit.

Gjatë verifikimeve, u bë e ditur se videoja ishte publikuar me qëllim përfitimi të vëmendjes në rrjetet sociale dhe jo si akt dhune apo keqdashjeje. Pas ndërhyrjes së policisë, pamjet u hoqën menjëherë nga platforma ku ishin shpërndarë.

Sipas institucioneve shëndetësore, Sonida Hajdini kishte qenë më herët e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë dhe ishte lënë në trajtim ambulator, nën kujdesin e një personi të caktuar nga familjarët. Gjatë ndërhyrjes së fundit, asaj iu administruan medikamentet e nevojshme.

Aktualisht, Sonida Hajdini dhe vëllai i saj ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës, ku po marrin trajtim të specializuar. Ndërkohë, strukturat përkatëse po përgatisin një plan masash për monitorimin e vazhdueshëm të të dyve.

Njësia për mbrojtjen e personave të cenueshëm, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Shërbimin Social Shtetëror, ka nisur procedurat për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimeve për shfrytëzim të një personi me aftësi ndryshe.