KreuCelebrity

Tragjedi në familjen e reperi të njohur, djali i tij 27-vjeçar gjendet i vdekur!

Tragjedi në familjen e reperi të njohur, djali i tij 27-vjeçar

Djali i reperit të njohur Lil Jon, Nathan Smith, 27 vjeç, u gjet i vdekur në një pellg pranë shtëpisë së tij në Milton në shtetin e Xhorxhias, pas disa ditësh kërkimesh intensive.

Policia e Milton njoftoi më 6 shkurt 2026 se trupit, i cili besohet se është Nathan Smith, u gjet nga zhytësit e Departamentit të Zjarrfikësve  rreth orës 11:53 të mëngjesit. Megjithëse nuk ka shenja të dhunës, hetimet vazhdojnë dhe shkaku zyrtar i vdekjes do të përcaktohet nga Zyra e Mjekësisë Ligjore.

Policia bëri të ditur se Nathan ishte shpallur i zhdukur më 3 shkurt pas mesnate, pasi kishte dalë nga shtëpia në rrethana të pazakonta dhe pa telefon. "Subjekti mund të jetë i hutuar dhe në nevojë për ndihmë," thanë autoritetet në njoftimin e tyre.

Lil Jon, i njohur për hitin botëror “Turn Down for What”, shpërndau një deklaratë i tronditur:
"Jam thellësisht i pikëlluar për humbjen tragjike të djalit tonë, Nathan Smith. Ai ishte njeriu më i mirë që mund të njihje ndonjëherë. Ai donte familjen dhe miqtë e tij me gjithë zemrën dhe kishte talent të jashtëzakonshëm si producent, artist dhe inxhinier muzike. Ne e donim Nathan me gjithë zemrën tonë dhe jemi krenarë për çdo gjë që ai ishte."

Nathan, i cili performonte si DJ Young Slade ose Slade, ishte i njohur për energjinë dhe pasionin e tij në muzikë. Ai kishte dalë në skenë të MTV-së në programin Family Legacy ku fliste për marrëdhënien me babanë e tij dhe dashurinë për muzikën.

Familja e Lil Jon dhe komuniteti i muzikës tani po përballen me një dhimbje të thellë, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet dhe i kërkojnë publikut respekt për privatësinë e familjes.