Ndërsa Miri po vijon eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, përveç ngjarjeve dhe strategjive brenda shtëpisë, publiku ka nisur të fokusohet edhe te një detaj jashtë lojës që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Shumë shikues kanë vënë re se pamja e tij u duket e ngjashme me dikë tjetër, jo domosdoshmërisht nga bota e muzikës apo ekranit. Kjo ka nxitur kureshtjen e ndjekësve, të cilët së fundmi kanë shpërndarë në TikTok dhe Instagram një kolazh ku Miri krahasohet me hoxhën e njohur kosovar, Shefqet Krasniqi.
Pamjet kanë marrë menjëherë vëmendje, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke ngjallur komente të shumta. Edhe pse dy figurat i përkasin sferave krejt të ndryshme, shumë përdorues kanë vënë në dukje ngjashmëri në tiparet e fytyrës, shprehitë dhe mimikën në foto të caktuara duke e kthyer këtë ngjashmëri në një temë humori online.

Teksa rrugëtimi i Mirit në “Big Brother VIP” vazhdon, kjo ngjashmëri e zbuluar nga publiku është shndërruar në një detaj interesant të meme-ve në rrjet, duke treguar edhe një herë se çdo element i banorëve vihet nën lupën e ndjekësve të formatit.
