KreuCelebrity

"Gjendje të fikti në skenë" Periudha e errët e Sonila Meço, si lufoi me ankthin

"Gjendje të fikti në skenë" Periudha e errët e

Në episodin e fundit të Toptani Podcast, i drejtuar nga gazetarja e njohur Ilda Lumani, u diskutuan rrëfime të thella personale që shkojnë përtej figurës publike dhe suksesit profesional. E ftuara e kësaj jave ishte gazetarja dhe prezantuesja Sonila Meço, e cila ndau përvojën e saj me stresin dhe lodhjen ekstreme profesionale, duke treguar momentet më sfiduese të karrierës.

““Unë vrapoja dhe nuk pyesja derisa një ditë trupi ndaloi. Mua nuk më kishte ndodhur ndonjëherë të më binte të fikët në skenë, isha në skenë pata gjendje të fikti, kjo ka ndodhur në vitin 2015.” rrëfeu Meço, duke kujtuar momentin e vitit 2015, kur në skenë pësoi një gjendje të fikti gjatë një programi televiziv. Ajo tregoi se vitin e fundit të punës në Agon e kishte kaluar duke menaxhuar paralelisht 7 programe, duke punuar pa orar dhe shpesh duke hequr dorë nga gjërat më elementare si ushqimi.

“Jo si ambicie dhe dëshirë, por kur vjen Mediaset, që e kishe ëndërruar, ti thjesht vrapon. Nuk kisha kohë të haja, përfundoja tek mensa e punës, gjithmonë e fundit,” kujton Meço. Përballë këtij ritmi të lodhshëm, ajo filloi të përjetonte simptoma të ndryshme fizike, nga marrje mendsh dhe dhimbje koke deri te palpitacionet dhe mpirja e gishtave, pavarësisht analizave të gjakut që dilnin normale.

Gazetarja rrëfeu se ndihma e mjekut të saj, Drini Dobi i cili nuk jeton më, ishte vendimtare: “Ai më tha që kjo quhet ‘burnout’, motori i makinës është djegur, trupi im ka nevojë të ndalojë. Më futi në rrugën e frymëmarrjes, yoga, të kuptoja rëndësinë e prioriteteve dhe të ndaloja disa gjëra.”

Meço nënvizoi rëndësinë e vetëdijes dhe kujdesit për shëndetin mendor: “Drini më tha: ‘Unë mund të të jap ilaçe për ankthin, por nëse ti nuk e nis këtë proces, nuk do të shërohet.’”

Intervista e plotë më poshtë: