KreuCelebrity

Shifra që trondit Real Madrid: Nëna e Mbappé fiton më shumë se 7 lojtarë të skuadrës!

Shifra që trondit Real Madrid: Nëna e Mbappé fiton më

Kylian Mbappé vazhdon të mbetet futbollisti më i paguar në Real Madrid, duke reflektuar rolin e tij kryesor në projektin e klubit spanjoll.

Sulmuesi 27-vjeçar nënshkroi një kontratë shumë fitimprurëse pas transferimit të tij si lojtar i lirë nga PSG, ku roli i nënës së tij, Fayza Lamari, si agjente ishte vendimtar.

Sipas raportimeve të “A Bola”, Lamari fiton rreth 4.5 milionë euro neto në vit për menaxhimin e karrierës së djalit të saj. Kjo shumë është më e madhe se paga vjetore e shtatë lojtarëve të ekipit të parë të Realit, përfshirë emra si Raul Asensio, Franco Mastantuono, Gonzalo García, Andriy Lunin, Fran García, Arda Guler dhe Brahim Díaz.

Situata financiare brenda klubit ka shkaktuar tensione, ku Vinicius Jr. thuhet se ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës, duke kërkuar një pagë të barabartë me atë të Mbappé.

Për më tepër, Lamari luajti një rol kyç në betejën ligjore kundër PSG-së, që rezultoi me urdhrin për klubin francez të paguajë 60 milionë euro të prapambetura.