
Hyrja e Luizit, fituesit i Big Brother VIP 2, në shtëpinë e BBVIP 5 ka shkaktuar menjëherë tension me Rogertin, një nga banorët e këtij edicioni. Ngjarja ndodhi gjatë darkës pas Prime-t, kur dy banorët u përballën në një debat të ashpër për respektin dhe sjelljet brenda shtëpisë.
Situata u ndez kur Rogerti u ndje i provokuar nga mënyra e veprimit të Luizit dhe vendosi ta paralajmëronte hapur:
Pjesë nga debati i tyre:
Rogerti: “O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më prek më me dorë se ta tregoj vendin mirë. A më njeh? I ke pas thënë njerëzve dikur: ‘Lëre gangsterin jashtë’. Tani po të them unë lëre gangsterin jashtë. Me mua mos u kap. Si brenda, si jashtë, ta nxjerrë shtyllën kurrizore. Dëgjo bobin këtu. A dëgjon? Jo me mua. O biond, jo me mua. Mos më prek më. Nuk më provokon dot. Kujdes! Nëse do të luash, luaj si zotëri që je. Mua me dorë mos më prek më.”
Luizi (fitues i BBV 2): “Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu.”
Rogerti: “Babai im është tifozi yt. Mos u merr me atë punë ti.”
Luizi: “Fisi Sterkaj, kam respekt për ju. Se ku e keni gjetur këtë?! Këta Sterkajt janë të mirë. Janë burra po të them për atë Zot, me ‘RR’.”
Rogerti: “Mbylle gojën, mos më fol mua për mbiemrin. O zhuls. O lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz. Mbylle gojën.”
Debati ka ngjallur reagime të shumta në shtëpi dhe mes publikut, duke treguar tensionin dhe diferencat mes karaktereve të Rogertit dhe Luizit. Ky moment u bë një nga më të komentuarit e edicionit, duke shtuar intrigë dhe rivalitet në lojë.
