KreuCelebrity

Pas rrëfimit në BBVIP, daja i Elijonës hedh poshtë versionin: Arsyeja ishte dhuna në familje

Pas rrëfimit në BBVIP, daja i Elijonës hedh poshtë
Gjatë prime-it të fundit në Big Brother VIP Kosova, Elijona hapi një kapitull të ndjeshëm të jetës së saj personale, duke ndarë për herë të parë me publikun një histori nga fëmijëria që lidhet me ndarjen nga familja. Rrëfimi i saj preku banorët dhe shikuesit, teksa ajo foli për vështirësitë që kishte përjetuar që në moshë të vogël, kur ishte nxënëse e klasës së dytë dhe jetonte në Gjermani.

Ajo shpjegoi se situatat problematike nisën për shkak të rregullave strikte të sistemit shkollor dhe ligjor gjerman, duke theksuar se vonesat e nënës për ta marrë nga shkolla apo detyrat e papërfunduara u konsideruan si shkelje serioze nga mësuesit dhe shërbimet sociale. Elijona shtoi se, ndryshe nga Kosova, në Gjermani fëmijët e ciklit fillor nuk lejohen të kthehen vetëm në shtëpi, edhe kur distanca është e shkurtër.

Megjithatë, rrëfimi i saj ka nxitur reagime të shumta jashtë shtëpisë së BBVIP. Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e një komenti, që pretendohet të jetë i dajës së Elijonës, i cili e kundërshton versionin e saj të ngjarjeve.

Sipas këtij reagimi, largimi i Elijonës dhe vëllait të saj nga familja nuk kishte lidhje me problemet shkollore apo ndërhyrjen e shërbimeve sociale, por ishte rezultat i dhunës së vazhdueshme që babai kishte ushtruar ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes. Ai shton se kjo situatë e rëndë familjare përfundoi më pas edhe me divorc.

Pas rrëfimit në BBVIP, daja i Elijonës hedh poshtë
Debati rreth kësaj historie vijon të marrë vëmendje të madhe në publik, ndërsa mbeten të ndara versionet mbi arsyet reale të ndarjes së familjes.