Këngëtari i njohur Skerdi ka zbuluar për fansat një moment shumë të dhimbshëm të jetës së tij, ndarjen nga jeta të babait. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai ka shprehur dhimbjen e thellë dhe mungësen që la kjo humbje e njeriut më të shtrenjtë për të.
Në fjalët e tij, Skerdi përshkruan lidhjen e ngushtë me babain, sakrificat dhe vlerat që i ka dhënë, si dhe përpjekjen e gjatë për ta mbajtur pranë sa më gjatë. Ai ndan emocionet e tij ndërkohë që kujton momentet e fundit të babait të tij, duke treguar respektin dhe admirimin për forcën dhe dinjitetin me të cilin ai përballoi sëmundjen.
“Mu keput një pjesë e zemrës sime dhe ra, u thye përgjithmonë. Baba, ti më bëre atë që jam sot, falë kultures dhe sakrificës tënde. Luftova për ty për muaj të tërë, duke shpresuar se do të kaloje këtë sfidë… por na mposhte, baba,” shkruan Skerdi, duke shtuar se babai i tij kurrë nuk u ankua dhe luftoi deri në fund.
Ai përfundon postimin me një mesazh të thellë dashurie dhe mirënjohjeje: “Djali yt të do shumë dhe do të të dojë deri në frymën e fundit. Shpresoj që një ditë të jemi serish bashkë. Të dua, King i zemrës time.”
Postimi i plotë
“Nuk do ta kem me nje besnik.Nuk do ta kem me nje udherrefyes.Nuk do ta kem me nje shok me te mire.Nuk do te jem me me ty, baba…Mu keput nje pjese e zemres sime dhe ra, u thye pergjithmoneKjo mbreteri mbeti me nje karrige bosh, ku kurora eshte ende aty, e vendosur aty ku e le baba, dhe askush nuk guxon ta preke.
Baba, ti me bere kete qe jam sot, fale kultures tende dhe fale sakrifices me te cilen na rrite, na mesove dhe na edukove.Luftova per ty me muaj te tere qe te kishe akoma jete, duke u munduar e duke shpresuar se edhe nje here babi im do jetonte gjate, do permiresoheshe dhe do ta kaloje kete sfide… por na mposhti, baba…
Luftova me cdo ktheter qe me gjakoste shpirtin cdo dite neper korridore pa ndjenja, ku i laja me lot sa here gjeja nje cep, sepse nuk doja t’i shihje lotet e mia. E di qe do te rendonin edhe me shume mbi ty…
U mundova ta ruaja nje qetesi qe donte te shperthente si vullkan, nga shume gjera qe ti i di shume mire, baba.
Por heshta ne luginen e vetmise sime, pa uluritur ate mllef te madh qe me perbiente dite pas dite, sa here te shihja te shtrire ne spital…Tani je lart, tek i madhi Zot, dhe besoj se do kujdesesh per mua edhe pse je larg.
Dhe dicka qe me beri edhe me burre eshte se ti kurre nuk u ankove. Kurre nuk me the “s’jam mire”, “jam semure”. Thjesht luftove deri ne fund, pa u ndalur. Tek ty pash luftetarin me te mire te kesaj jete.
Tek ty pash gladiatorin qe kjo bote nuk do ta kete me, te pakten per mua.Pusho ne paqe, babi me i mire dhe me i drejte i kesaj bote. Mos u bej merak, nuk kam lene asgje pa bere. Cdo amanet qe me le, i kam kryer te gjitha.
Djali yt te do shume dhe do te doje deri ne frymen e fundit.
Dhe shpresoj qe nje dite, aty lart ku ke shkuar, te jemi serish bashke.TE DUA, KING I ZEMRES TIME”
