
Një moment i ndjerë emocional u transmetua në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku banorët Stenaldo dhe Luizi shkëmbyen fjalë prekëse gjatë një bisede të hapur mes tyre.
I përlotur, Stenaldo i shprehu Luizit se rifutja e tij në shtëpi i ka rikthyer buzëqeshjen dhe i ka dhënë energji pozitive gjithë ambientit. Ai u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë një lidhje kaq të fortë emocionale mes tyre, duke theksuar se prania e Luizit e ka ndihmuar të shfaqë anë të tjera të vetes.
“Jemi njerëz, jemi emocionalë. Jam takuar me ty në disa pika të zemrës, nuk ma merrte mendja. Më ke sjellë buzëqeshjen, i ke dhënë një energji të mirë shtëpisë dhe më ke lejuar të shpalos anë të tjera të vetes. Jam shumë i lumtur që ke ardhur,” u shpreh Stenaldo.
Nga ana tjetër, Luizi reagoi me fjalë mbështetëse dhe këshilla miqësore, duke e inkurajuar Stenaldon të mos heqë dorë dhe të qëndrojë besnik ndaj vetes. Ai foli edhe për sfidat personale që ka kaluar, ndërsa theksoi se jashtë shtëpisë e presin shumë gjëra të bukura.
“Mos hiq dorë dhe mos bë lëvizje të papritura. Ty të presin shumë gjëra të mira jashtë. Ke fituar një shok dhe një shoqe të vogël, vajzën time. Do dalim bashkë, do bëjmë xhiro, do shkojmë edhe në plazh,” tha Luizi, duke emocionuar edhe më shumë momentin.
Kjo bisedë prekëse u prit me emocion edhe nga banorët e tjerë të shtëpisë, duke treguar se përtej lojës dhe konkurrencës, “Big Brother VIP” shpesh krijon miqësi dhe lidhje të forta njerëzore që shkojnë përtej ekranit.
