Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme të Big Brother Vip Kosova u zhvillua një nga momentet që pritet çdo vit me kureshtje nga fansat siç është "Big Dasma". Këtë herë për të bërë rolin e dhëndrit dhe të nuses ishin zgjedhur Klodi dhe Elijona, për ta u krijua një “ceremoni martese” simbolike të organizuar nga “Vëllai i Madh”.
Ky episod u bë menjëherë temë diskutimi, jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë që momenti u prezantua si pjesë e lojës dhe argëtimit, ai shkaktoi reagime të ndryshme. Kritika më e fortë erdhi nga ish-banorja e edicionit të tretë, Lela Seferi, e cila e cilësoi skenën si të padrejtë.
Ajo vuri në dukje se një gjë e tillë mund të ndikojë tek jeta personale e Klodit dhe mund të jetë e vështirë për partneren e tij jashtë shtëpisë. “E padrejtë për personin që Klodi ka jashtë… Secila femër do ndihej keq në atë pozitë,” shkroi Lela, duke nënkuptuar ndikimin që mund të ketë kjo situatë tek marrëdhënia e tij jashtë reality-show.

Momenti shkaktoi debate pas festës dhe mes banorëve në të cilën Ludo reagoi ashpër, nëse marrëdhënia mes Elijonës dhe Klodit është diçka më shumë se shoqëri, por ky i fundit e mohoi.
